
Promovimi i Programeve të FSHJM-së në Shkollën e Mesme Ekonomike "Kadri Kusari" në Gjakovë
Sot, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) pati kënaqësinë të zhvillonte një aktivitet promovues për programet e tij studimore në Shkollën e Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë. Aktiviteti u drejtua nga Dekanja e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, dhe Dr. Sc. Liridon Buqaj, të cilët prezantuan mundësitë akademike që ofrojnë programet e Agrobiznesit dhe Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit (BSc).
Gjatë këtij takimi, maturantët e shkollës patën mundësinë të informohen për këto programe dhe mundësitë e karrierës që ato ofrojnë në fushat e bujqësisë, menaxhimit të burimeve natyrore dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ky promovim ishte një mundësi për t’i afruar maturantët me mundësitë që ofron Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe për t’i inkurajuar ata që të bëhen pjesë e këtyre fushave të rëndësishme.
Në këtë rast, dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për drejtorin e Shkollës “Kadri Kusari”, për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen në realizimin e këtij aktiviteti. Bashkëpunimi i shkëlqyer i shkollës dhe fakultetit ka ndihmuar në suksesin e këtij promovimi dhe ka ofruar një mundësi të shkëlqyer për maturantët për të njohur mundësitë akademike që ofron FSHJM.
Faleminderit gjithashtu maturantëve që morën pjesë dhe shprehen interesin për këto fusha studimi!





