Promovimi në Shkollat e Shkollat e Mesme të Prizrenit
Sot, në shkollat e mesme të Komunës së Prizrenit, si: Shkolla e mesme e mjekësisë “Lucioano Motroni”, Shkolla teknike “11 Marsi” dhe Shkolla e ekonomisë “Ymer Prizreni” u promovuan programet e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) nga Dekanja e Fakultetit: Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe studentja e programit Agrobiznes: Bleona Buduri.
Maturantëve ju dha Informacioni i detajuar për programet: Një material i plotë dhe i qartë është përgatitur për çdo program studimi i ofruar në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit. Kjo përfshin përshkrimin e strukturës së programit, lëndët e mësimit, mundësitë për praktikë apo studime të avancuara, dhe karrierën e mundshme pas diplomimit. Informacioni i plotë ndihmon studentët të marrin vendime të informuara rreth zgjedhjes së tyre studimore.
FSHJM mirëpret të gjithë maturantët dhe u siguron atyre për një të ardhme të sigurtë dhe prosperuese nëse ata do të jenë pjesë e jona.