Punëtori për Hartimin e Strategjisë për menaxhimin e zjarreve në pyje
Dekanja e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM), Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milami mori pjesë në Punëtorinë e radhës që po zhvillohet në kuadër të Programit: Menaxhimi i Zjarrit në Natyrë për Ballkanin Perëndimor (LFMWB), organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, koordinohet nga kompania Farmahem nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Helvetas Swiss Intercooperation nga Zvicrra dhe Qendra Rajonale e Monitorimit të Zjarrit (RFMC).
Qëllimi i këtij programi është të inkurajojë bashkëpunimin rajonal, të krijojë politika të përbashkëta, të zhvillojë strategji dhe udhëzime për menaxhimin e zjarrit në natyrë në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe të përcaktojë rolin e të gjitha palëve të interesit në Republikën e Kosovës.