Sesion informues në shkollat e mesme të Komunës së Rahovecit
Profesorët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM): Prof. Asoc. Dr. Ekrem Gjokaj, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi së bashku me studentët e FSHJM-sdë, sot prezantuan programet e FSHJM-së para maturantëve të SHkollës së mesme “Xhelal Hajda – Toni dhe “Shkollës profesionale” në Rahovec. Me këtë rast ata shpalosen pasqyrat e programeve (Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit dhe Agrobiznes-Bsc), profilin e programeve, avantazhet e programeve tona (të vetmet programe në Kosovë), stafin akademik të kualifikuar, infrastrukturën dhe mjetet konkretizuese moderne, sektorët ku mund të punësohen të diplomuarit, mënyrën e aplikimit, etj.
Me këtë rast i mirëpresim maturantët në FSHJM, si një Njësi akademike me të ardhme të mirë dhe të sigurtë për studentët dhe të diplomuarit tanë!