Stafi i FSHJM-së ishte prezent sot në Pejë me ftesë të Institutit Bujqësor të Kosovës
Stafi i FSHJM-së ishte prezent sot në Pejë me ftesë të Institutit Bujqësor të Kosovës ku sot u organizua “Dita Fushore e Grurit”, e cila u mbajt në fermën eksperimentale në fshatin Vitomiricë të Pejës, qëllimi i së cilës ishte njohja me eksperimentet e kryera nga ky institucion për kultivarë të ndryshëm.
Instituti Bujqësor i Kosovës i pajisur me mjete dhe laboratore moderne është një nga institucionet më të rëndësishme publike e hulumtuese për vendin.
Në këtë organizim mjaft të rëndësishëm morën pjesë akterë të shumtë të fushës shkencore nga sektori i bujqësisë, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.
Vlen të theksohet se Instituti Bujqësor i Kosovës është partner mjaft i rëndësishëm i Fakultetit tonë për qëllime të hulumtimit shkencor dhe praktikave të studentëve.