Stafi i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren viziton Universitetin Bordeaux Science Agro në Francë
Me ftesë të Universitetit Bordeaux Science Agro delegacioni nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren në përbërje nga kordinatorët e projektit profesor Ekrem Gjokaj, profesor Nol Krasniqi si dhe udhëheqësi i zyrës për projekte z. Taulant Thaqi po qëndrojnë në Bordeaux të Francës në kuadër të projektit “University training VINE & WINE France-Kosovo”.
Gjatë ditës së parë ka pasur takime të shumta dhe u prezantua puna e UPZ-së dhe idetë e bashkëpunimit të mëtejmë në mes të dy vendeve. Ndërsa nga pala Franceze është ofruar mbështetje si në nivelin akademik dhe në atë të ofrimit të mundësisë së punës praktike për studentët tanë në Bordeaux.
Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojnë takimet si dhe do të konkretizohen edhe shumë ide bashkëpunimi dhe promovimit të UPZ-së dhe produkteve kosovare ne Francë