Studentë të Agrobiznesit në FSHJM certifikohen për pjesëmarrje në programin “Jean Monnet “
Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të hënën janë dorëzuar në mënyrë solemne certifikatat për pjesëmarrje në programin “Jean Monnet “ për studentët e Agrobiznesit në FSHJM.
Certifikatat i dorëzoi Rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, drejtoresha e IBCM, prof. Mihone Keroll dhe Prof. Ass. Dr. Ekrem Gjokaj.
Rektori Krrabaj me këtë rast i uroi studentët duke theksuar se kjo do tu shërbejë atyre për formim profesional.