Suksesi i Trajnimit Javor për Trajnerë të Certifikuar të Paneleve Korporative në Kuadër të Projektit të "Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë"
Prizren, më: 11.12.2023
Projekti “Partneritetet e Sektorit Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë” ka shënuar një tjetër sukses me përfundimin e trajnimit për Trajnerë të Certifikuar të Paneleve Korporative (TT). Trajnimi u zhvillua në një atmosferë të frytshme dhe ka ofruar një platformë të veçantë për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të nevojshme për trajnerët e ardhshëm në këtë fushë të rëndësishme. Nga FSHJM u çertifikuan profesorët: Prof. Ass.Dr. Nol Krasniqi dhe Msc. Liridon Buqaj PhDc.
Pjesëmarrësit në trajnim patën mundësinë të eksplorojnë temat dhe strategjitë më të fundit në fushën e paneleve korporative dhe të fitojnë një kuptim të thellë të dinamikave të ndryshme që karakterizojnë këtë sektor. Përvojat e pjesëmarrësve u pasuruan me sesione të trajnimit intensiv, grup-pune, dhe diskutime nteraktive të cilat ndihmuan në forcimin e aftësive praktike dhe analitike të pjesëmarrësve.
Certifikatat e fituara nga trajnimi shërbejnë si një vërtetim zyrtar i kompetencave të pjesëmarrësve, duke e bërë atë një përfundim të suksesshëm të përpjekjeve të tyre për të avancuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit korporativ dhe arsimit të lartë.
Organizatorët e projektit janë të kënaqur me përgjigjen dhe përkushtimin e trajnuesve dhe pjesëmarrësve, duke shprehur bindjen se ky trajnim ka përmirësuar shkathtësitë dhe njohuritë e pjesëmarrësve në mënyrë të ndjeshme. Me suksesin e arritur në këtë fushë, projekti vazhdon të ndihmojë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë.
Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve dhe krijimit të partneriteteve të qëndrueshme në mes të sektorit privat dhe atij të arsimit të lartë, duke hapur rrugën për inovacion dhe avancim në fushën e paneleve korporative.