
Takim i Suksesshëm për Mundësitë e Bashkëpunimit në FSHJM
Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe të Mjedisit (FSHJM), u mbajt një takim me pjesëmarrjen e Dekanisë së Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi, Dr.Sc. Liridon Buqaj, dhe Major Esercito Orlandi nga KFOR-i Italian në Kosovë, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e shkencave mjedisore, si dhe përmirësimi i planit të studimit dhe forcimi i kapaciteteve kërkimore për studentët dhe stafin akademik.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte mbështetja për materialet laboratorike, një iniciativë që do të kontribuonte në përmirësimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të mundësive akademike dhe kërkimore në fakultet.
Përmes këtij bashkëpunimi të mundshëm, FSHJM ka për qëllim të forcojë kapacitetet e stafit akademik dhe të përmirësojë cilësinë e procesit mësimor dhe kërkimor në fushën e shkencave mjedisore.
Ky takim përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të mundësive për studentët dhe stafin, dhe mezi presim realizimin e këtyre mundësive të bashkëpunimit.



