
TRAJNIM MBI PRAKTIKËN PROFESIONALE
Më 6-7 Korrik 2023, Profesorët nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s po vazhdojnë serinë e punëtorive trajnuese mbi mësimin me në qendër studentët në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe mjedisit (FSHJM) – Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren. Kjo punëtori paraqet një përparim të dukshëm në ngritjen e aftësive pedagogjike të stafit akademik të Fakultetit tonë. Përmes partneritetit të USAID-it (Universiteti i IOWA-s dhe FSHJM) u transferuar dhe u shkëmbyen përvojat dhe njohuritë e stafit të IOWA te stafi akademik i FSHJM, ku objektivi kryesor është të sigurohet që studentët që ndjekin fusha të lidhura me Bujqësinë dhe TIK-un të marrin përgatitjen më të mirë të mundshme për sukses në tregun e punës. Përvojat shumë të mira të IOWA- SU, padyshim që do të ngrisnin nivelin e programeve të FSHJM-së që janë të lidhura ngushtë me praktikën profesionale, si dhe përgatitjen shumë më të mirë të studentëve për tregun e punës.