
TRAJNIM PËR AFTËSIMIN PROFESIONAL
Më datë 30 Maj 2024, profesorët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) mbajtën trajnimin e udhëhequr nga Christen Burgett, nga Universiteti i IOWA-s, me temën “Rrugët drejt aftësive profesionale: Ndërtimi i gatishmërisë së studentëve për karrierë”.
Profesorja Burgett, është një profesore e asociuar në mësimdhënie dhe drejtuese e programeve të praktikës në Departamentin e Shkencave të Kafshëve në Universitetin Shtetëror të Iowa-s.
Në fund të trajnimit, të gjithë profesorët u çertifikuan për pjesëmarrje në këtë sesion të rëndësishëm të zhvillimit profesional.



