Trajnim për studentët e Programit: Agrobiznes-Bsc
Studenti ynë Ardian Krasniqi nga programi Agrobiznes përfundon suksesshëm modulin për teknologjinë në sektorin e Bujqësisë në Bari të Italisë!
U përmbyll sukseshëm moduli 3 mujor “Bujqësia preçize për regjionin e Mesdheut” me pjesëmarrje nga vende të ndryshme të botës ( ). Studentët e ndarë në 4 grupe pune prezantuan koncept-notat mbi kalimin drejt aplikimit të bujqësisë precize në kontekstin e tyre kombëtar.
Drejtori i CIHEAM Bari, Maurizio Raeli nënvizoi rëndësinë e këtij edicioni të parë të kursit të specializimit të avancuar për të udhëhequr tranzicionin e Mesdheut nga bujqësia konvencionale në bujqësi preçize.
Jemi krenar me të arriturat e studentëve tanë në nivele ndërkombëtare.