
TRAJNIM PËR TË MËSUARIT PËRMES PËRVOJËS
Më datë 4,5 dhe 6 Qershor, mbështetur nga Projekti i USAID-it: Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education Activity u mbajtë Trajnimi i stafit akademik për të identifikuar dhe zhvilluar mundësi të mësimit përmes përvojës ‘experiential learning’. Në këtë trajnim morën pjesë bartësit e dy programeve Baçelor (Agrobiznes dhe Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit) në FSHJM me ç’rast edhe u çertifikuan. Në vijim, ata do të trajnojnë pjesën tjetër të stafit akademik të Universitetit. Trajnimi ka pasur për bazë zhvillimin profesional të stafit akademik për të përditësuar materialet e tyre bazuar në mësimin përmes përvojës duke përfshirë aspekte praktike në ligjërim dhe është vazhdimësi e trajnimeve për ngritje të kapacitetit të stafit për reformim të kurrikulës. Fokus shtesë në këtë trajnim kanë qenë Panelet Korporative të sektorit gjatë të cilave revidohen rezultatet e të nxënit në bashkëpunim me ekspertë të industrisë.
Temat kryesore që u shtjelluan gjatë trajnimit ishin:
- Mësimi përmes përvojës dhe ndërlidhja e ligjëratave me kërkesën e tregut,
- Mësimi duke bërë – përfshirja e aktiviteteve praktike për studentë në kurrikulë,
- Shtjellimi i rezultateve të të nxënit dhe përafrimi i tyre me kompetencat kërkuara nga industria,
- Elaborimi i ‘vlerësimit autentik’ dhe ‘vlerësimit transparent’.
Ky trajnim u kryesua nga Profesor Lon D. Moeller, Ekspert i arsimit të bazuar në kompetenca – Universiteti i Iowa-s.












