
Trashëgimia Kulturore në Bujqësi: Diskutim mbi Djathin e Sharrit si Produkt Autentik
Në panelin e fundit të diskutimit, morën pjesë Rektori, Profesorët/et dhe studentët/et e universitetit.
Tema e trajtuar ishte “Trashëgimia Kulturore në Sektorin e Bujqësisë: Djathi Sharri – Një Produkt Autentik,” e cila u prezantua nga Z. Jeton Jagxhiu, një ekspert i njohur i kulturës së ushqimit.
Gjatë këtij diskutimi, u theksua procesi i veçantë i prodhimit të djathit të Sharrit, duke ndarë me audiencën historinë dhe traditat që fshihen pas këtij produkti të veçantë. Z. Jagxhiu solli një udhëtim të pasur të njohurive, duke përshkruar se si është zhvilluar dhe ruajtur tradita e prodhimit të djathit të Sharrit, duke e krahasuar atë me ndryshimet dhe avancimet që kanë ndodhur gjatë kohës. Ky panel diskutimi u pasurua me ide të reja dhe bashkëbisedime të thelluara që hapën horizonte të reja për të kuptuar më mirë rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në bujqësi dhe industrinë e ushqimit.
Ligjerata u organizua nga Klubi Studentor i FSHJM-së, në mbështetje nga projekti Private Sector Partnership for Strengthening Higher Education.





