U mbajt punëtoria me studentët nga Agrobiznesi për ngrohjen globale: Çka është Fresku Klimatik?
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren – Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, të hënën u mbajt punëtoria me studentët nga Agrobiznesi për ngrohjen globale: Çka është Fresku Klimatik ?
“The Climate Fresk” është një seminar që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin e njerëzve për ndryshimet klimatike. Bazuar në raportin e IPCC. Shpjegon funksionimin e klimës dhe pasojat saj. Jep mundësinë për të mësuar shumë për ndryshimet klimatike, në një periudhë shumë të shkurtër kohore dhe u drejtohet si fillestarëve ashtu edhe ekspertëve. Punëtoria u bazua në një lojë me 42 letra. Çdo kartë përfaqësonte një element, një shkak ose një pasojë të ndryshimit të klimës. Si ekip, u gjetën lidhjen shkak-pasojë ndërmjet komponentëve të ndryshëm të ndryshimit të klimës. Inteligjenca kolektive do t’ju çojë nga një kuvertë në tjetrën! Ky rindërtim hap pas hapi ofron çelësa për të kuptuar kompleksitetin dhe për të zhvilluar një pasqyrë të ndryshimeve klimatike. Kjo punëtori u mbajt nga ekspertët Francez me përkrahjen e ambasadës franceze.