U mbajt seminari mbi përgatitjen e tokave për vreshta dhe rëndësinë e rajoneve gjeografike për identifikimin e Verërave
Në kuadër të projektit “Trajnimi universitar Verërat dhe Vreshtat Francë-Kosovë” këtë javë po qëndron në Universitetin “Ukshin Hoti”, profesori Roby Jean-Philippe nga Universiteti Bordeaux Sciences Agro. Projekt ky në bashkëpunim me Universitetin “Ukshin Hoti” me kordinator nga FSHJM profesorët Ekrem Gjokaj dhe Nol Krasniqi.
Sot u mbajt seminari mbi përgatitjen e tokave për vreshta dhe rëndësinë e rajoneve gjeografike për identifikimin e Verërave.
Pas analizës dhe studimit paraprak profesori francez theksoj potenacialet e verërave kosovare veçanërisht variatetet lokale si Vrançi me të cilat mund te identifikohet Kosova në tregjet globale.
Të pranishëm ishin studentët profesorët si dhe prodhuesit e verërave nga Rahoveci dhe Gjakova.
Gjithashtu, Rektori prof. asoc. dr. Samedin Krrabaj si dhe prof. asoc. dr. Albana Plakiqi Milaimi i përshëndetën të pranishmit dhe theksuan mbështetjen për përpjekje të tilla që ndërlidhin teorinë me praktikën.
Seminaret vazhdojnë gjatë kësaj jave me prezantime online nga profesorët francez nga Bordeaux.