Universiteti“Ukshin Hoti” arrinë marrëveshje bashkëpunimi më Ndërmarrjen Semenarna Shpk, Agronomi Grup Shpk dhe Qendren e Biznesit Suharekë
Marrëveshja ka për qëllim, nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese; Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore (konferenca, seminare e botime në fusha me interes të dyanshëm); Bashkëpunimin në organizimin e aktiviteteve dhe/ose projekteve rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët; Shkëmbimin e eksperiencave, praktikave dhe ekspertëve; Zhvillimin e programeve hulumtuese, projekteve kërkimore-shkencore; Organizimin e përbashkët të konferencave, trajnimeve, seminareve dhe bashkëpunimeve të tjera profesionale; Organizimin e përbashkët të panairit të karrierës në lokacionin e Universitetit; Organizimin e vizitave studimore brenda dhe jashtë vendit; Mbështetje në kuadër te Bordit Këshillëdhënës Industrial, etj.
Palët do të angazhohen edhe në realizimin e praktikës profesionale të studentit, duke u ndalur veçanërisht në përfitimet e realizuara prej tij dhe në sugjerimet për fakultetin me qëllim përmirësimin e praktikës së studentëve të tjerë në të ardhmen.
Vlen të theksohet se prezent ishte edhe Prof. Ass. Dr. Sadik Maloku, i cili po ashtu ka dhënë kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtij bashkëpunimi.