
Vizitë akademike nga Universiteti “Dunărea de Jos” i Galați në NaBiLab
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mirëpriti një vizitë akademike në Nature & Biodiversity Lab (NaBiLab) nga përfaqësues të Universitetit “Dunărea de Jos” të Galați (Rumani).
Grupi përbëhej nga studentë të fushës së bujqësisë dhe nutricionit, të shoqëruar nga staf akademik, ku njëra nga profesoreshat ushtron funksionin e Koordinatores Erasmus+ në universitetin e tyre.
Vizita përfshiu një sesion të udhëhequr nga Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, gjatë të cilit u prezantua laboratori, koleksionet e tij dhe potenciali për mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Gjatë diskutimeve u trajtuan:
- roli i NaBiLab në edukimin mjedisor;
- mundësitë për bashkëpunim të ardhshëm ndërinstitucional;
- mundësitë për shkëmbime në kuadër të programit Erasmus+.
Vizitorët shprehën interes të veçantë për:
- teknikat e taksidermisë;
- identifikimin e specieve;
- koleksionet e herbarit;
- diversitetin e shtazëve të ekspozuara në laborator.
Kjo vizitë kontribuon në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e NaBiLab si një hapësirë për shkëmbim akademik dhe edukim shkencor.











