Vizite nga IOWA University në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Dekani Prof.Asoc.Dr. Isuf Lushi i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit sot 19.07.2022 se bashku me Prof.Ass.Dr. Ylli Kortoçi, Prof.Ass.Dr. Albana Plakiqi dhe Prodekane Prof.Ass.Dr. Mirvjena Kortoçi i priti në takim Prof.Asoc.Dr.Cassie Barnhardt nga Universiteti i IOWA- USA. Në takim u diskutua lidhur me projektin e ri të USAID “PRIVATE SECTOR PARTNERSHIPS TO STRENGTHEN HIGHER EDUCATION”, u diskutua për sfidat që ka fakulteti dhe si ky projekt do e ndihmoj në tejkalimin e tyre.