Vizitë studimore me studentët nga drejtimet Agrobiznes dhe Menaxhim në Agrobiznes
Me datë 14/03/2024 studentët e vitit të tretë në drejtimin Bachelor Agrobiznes dhe studentët e vitit të parë në drejtimin Master Menaxhim në Agrobiznes, të shoqëruar nga profesorët Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe Prof. Asoc. Dr. Sadik Maloku kanë vizituar Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Në kuadër të vizitës studentët patën mundësi të njihen nga afër me të gjitha drejtoritë brenda Agjencionit dhe gjithashtu mbajtën takime me Drejtorët e drejtorive dhe Kryeshefin e Agjencisë.
Të lartpërmendurit shpjeguan para studentëve rrjedhjen e procesit të punëve, synimin për të ardhmen dhe gjithashtu ofruan edhe marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prizrenit për mundësinë e kryerjes së praktikës profesionale aty nga studentët e vitit të tretë, mundësi kjo që do të ketë një ndikim të rëndësishëm për zhvillimin e tyre profesional dhe për të kontribuar në sektorin e agrobiznesit në Kosovë.
Të bashkëngjitur do të gjeni disa fotografi nga vizita.