
Vizitë studimore në Qumështoren Abi - Prizren
Studentët e programit Agrobiznes (Bsc), nën mbikqyrjen e Prof. Asoc. Dr. Shukri Maxhuni, në kuadër të lëndës: Sjellja Konsumatore, sot vizituan qumështoren ABI në Prizren.
Ata u mirëpritën nga teknologia Endra Luzha, e cila nuk u kursye për asnjë moment për të dhënë informacione shumë të dobishme duke iu dhënë studentëve mundësinë ta shikojnë nga afër të gjithë teknologjinë dhe proceset që nga marrja e qumështit e deri deri tek produktet finale, si: kosi, djathi, qumështi dhe xhiza, si dhe produkte të tjera!
Me një profesionalizëm dhe eksperiencë disa vjeçare të ekspertëve të ABI-t studentët përfituan shumë njohuri.