
Vizitë studimore përreth ambienteve të Fabrikës Feronikeli në Drenas
Në kuadër të Projektit “MENTORIMI PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE” PËR STUDENTËT UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN”, sot me datë 20.12.2022, u realizua aktiviteti i radhës vizitë studimore përreth ambienteve të Fabrikës Feronikeli në Drenas. Të pranishëm ishin studentet të cilët tashmë janë pjesë aktive e këtij Projekti, Profesoret nga Fakluteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit: Albana Milaimi, Isuf Lushi, Faruk Bojaxhi, ish studenti i Fakultetit tonë Blerton Nuhaj, përgjegjësi i Njësisë Pyjore në Drenas z.Ismet Shala si dhe gazetar e kamerëman nga Televizioni i Prizrenit, të cilët edhe realizuan një kronikë televizive.
LINKU: https://fb.watch/hzS-wkHE0C/