Vizitë studimore shumë e suksesshme në Parkun Kombëtar Sharri
Në kuadër të Projektit “Mentorimi për ndryshimet klimatike për studentët e Universitetit “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN”, i financuar nga UNDP (Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara) me datë 27.09.2023, u realizua aktiviteti i radhës vizitë studimore shumë e suksesshme në Parkun Kombëtar Sharri.
Studentët e Universitetit Ukshin Hoti patën mundësinë të mësojnë më shumë për sfidat që shkaktohen nga ndryshimet klimatike dhe rolin e tyre në adresimin e këtyre sfidave. Për këtë, ata dëgjuan ligjëratat e rëndësishëm të cilat u prezantuan nga profesorë njohës në fushën e mjedisit, agrobiznesit dhe të ndryshimeve klimatike.
Profesorët e respektuar që mbajtën ligjëratat ishin Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina, Prof. Asoc. Dr. Sadik Maloku, dhe Ass. Liridon Buqaj poashtu I pranishem ne vizitë ishte edhe Menaxheri I Projektit Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi dhe Hasim Kryeziu nga drejtoria për administrimin e Parkut Kombëtar Sharri. Secili prej tyre u ndal në perspektivën e tyre mbi ndryshimet klimatike dhe tregoi për impaktin që këto ndryshime kanë në mjedisin tonë dhe në jetën e përditshme.
Vizita studimore në Kompleksin Turistik Prevalla ofroi studentëve një mundësi të vlefshme për të bërë pyetje dhe për të diskutuar më tej rreth kësaj teme të rëndësishme. Kjo ngjarje u përcoll me interes të madh nga studentët, duke i nxitur ata të angazhohen më shumë në zbatimin e veprimeve të qëndrueshme për të adresuar ndryshimet klimatike.
Universiteti dhe Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është i kënaqur që ka pasur mundësinë të organizojë këtë vizitë studimore dhe shpreson që ky projekt do të vazhdojë të sjellë vlerë dhe ndihmë në formimin e një brezi të ri të studentëve të përgatitur për të kujdesur për planetin tonë dhe për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimeve klimatike.