
Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit
Me rastin e 22 majit, Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Qendra Kosovare për Edukim dhe Hulumtim Mjedisor – KEERC, në bashkëorganizim me këshillin organizativ të MMPHI, MBPZHR, MASHT, Universitetin e Prizrenit, dhe disa Universitete tjera kanë shënuar një aktivitet edukativ për ruajtjen e natyrës dhe biodiversitetit me studentë e universiteteve publike në stacionin fushor në ITP, Prizren.
Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Kortoçi prezantoi përpara pjesëmarrësve tematika lidhur me ekosostemet pyjore, rëndësinë që pyjet kanë në biodiversitet si dhe mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve nga zjarret si dhe edukimin dhe ndërgjegjësimin e popullatës rreth ruajtjes së mjedisit.
Studentët kishin mundësinë që të vizitonin hapësirat e ekspozitës së ekzemplarëve dhe pajisjeve të KEERC-it në ITP si:
– Vrojtimi i zogjëve, demonstrim i balsamimit të shpendëve, demonstrimi dhe konzervimi i peshqve, ujëtokësorëve dhe zvarranikëve, demonstrim i pajisjeve për kapjen e insekteve si dhe konzervimi i tyre.







