FAO mbështet stafin e FSHJM-së në ngritjen a kapaciteteve kërkimoro-shkencore
Organizata Botërore e Ushqimit dhe Bujqësisë( Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO) po mbështet ngritjen e kapaciteteve të stafit akademik të FSHJM-së në hulumtimin dhe luftimin e sëmundjes së Kancerit të Gështenjës (Castanea sativa) nga këpurdha Cryphonectria parasitica. Në trajnimin në fjalë po marrin pjesë: Prof. Asoc.Dr Albana Plakiqi Milaimi dhe studentët nga FSHJM si dhe i diplomuari nga Fakulteti ynë: Lirim Cacaj.
Ky trajnim po udhëheqet nga eksperti në Patologjinë e pyjeve: Simone Prospero nga Instituti për shëndetin e pyjeve në Zürich, me ç’rast stafi do të vazhdojë trajnimin në Institutin Zvicerran për tē identikuar format hipovirulente të virusit përmes analizave mikrobiologjike dhe gjenetike në mënyrë që të luftojnë biologjikisht sëmundjen e kancerit të gështenjës.
Në emër të stafit dhe studentëve falenderojmë FAO-n, në veçanti Ergin Hajredini dhe Shiroma Sathyapala që na mundësuan trajnimin që synon ngritjen a kapaciteteve tona kërkimoro-shkencore!