Rreth NaBiLab
Nature & Biodiversity Lab (NaBiLab)
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Laboratori i Natyrës dhe Biodiversitetit (NaBiLab) është një hapësirë edukative dhe shkencore e dedikuar ndërgjegjësimit dhe edukimit mjedisor, si dhe kërkimit mbi biodiversitetin. Laboratori funksionon si një ambient praktik mësimor për studentët e programeve të Shkencave Pyjore dhe Mjedisore, si dhe për nxënës shkollash, vizitorë, OJQ dhe institucione bashkëpunuese.
Laboratori është i pajisur me mjete për punë ekologjike në terren dhe koleksione biologjike për qëllime shkencore dhe edukative (specie nga Kosova).
Këto koleksione përmbajnë specie të gjetura në Kosovë dhe mund të përdoren për mësim praktik, aktivitete trajnuese, vizita shkollore dhe programe të ndërgjegjësimit mjedisor.
Kjo nismë është zhvilluar në partneritet me Universitetin e Konstanz-it, Gjermani, si pjesë e një projekti ndërkombëtar bashkëpunimi akademik, me qëllim krijimin e një qendre të hapur mësimore mjedisore për studentët dhe komunitetin.


