Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit u mbajt punëtoria me temë: “Ndikimi i pyjeve në ngritjen e kapaciteteve turistike në Kosovë”
Në kuadër të aktiviteteve për bartjen e dijës edhe jashtë mjediseve akademike është mbajtur punëtoria e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit me temë: “Ndikimi i pyjeve në ngritjen e kapaciteteve turistike në Kosovë”. Hapjen e punimeve të punëtorisë e bëri Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit i cili mbajti një fjalë rasti. Prof. Ass. Dr. Faruk Bojaxhi dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoçi nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit folën për benefitet dhe sfidat e menaxhimit të zonave të mbrojtura në Kosovë, politikat e aplikueshme aktualisht. Ndërkaq , Petrit Basha Përfaqësues i firmës Minatori po ashtu kontribuoi në këtë temë.
Diskutim i hapur rreth digjitalizimit të proceseve dhe ueb aplikacioneve.
Pjesëmarrësit në punëtori ishin nga kjo fushë, ndërkaq morën pjesë edhe studentët e këtij fakulteti dhe të diplomuarit të cilit kontribuuan në mënyrë aktive.