Trajnim për luftimin e sëmundjes së Kancerit të Gështenjës në Institutin WSL në Zurich-Zvicërr
Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi nga Fakulteti I Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është trajnuar në në Institutin WSL në Zurich-Zvicërr, mbi metodat Mikrobiologjike (kultivimi I Këpurdhës parasite) dhe Molekulare (analizimi në PCR i species së Cryphonectria-s dhe viruse të pranishëm te format joagresive të kancerit) për kultivimin, identifikimin dhe masat që duhet të merren në luftë kundër Kancerit të Gështenjës të shkaktuar nga Cryphonectria parasitica. Trajnimi ka qenë një javor që ka pasuar pas vrojtimit të gjendjes në Terren (Junik, Deçan, Prizren, Pejë) dhe marrjes së mostrave dhe pastaj analizimit të tyre më Instituin WSL. Ky trajnim u krye në mbështetje të FAO-s (Food and Agriculture Organization of the United Nations), nën mbikqyrjen e Shefit të Institutit, Z. Simone Prospero dhe Shiroma Sathyapala nga FAO. Ky projekt ka mundësuar ngritjen e kapaciteteve hulumtuese të stafit akademik të FSHJM-së dhe përgatitjes më të mirë të të diplomuarve tanë për tregun e punës.