
Vizitë studimore - aktivitet
Në kuadër të Projektit “MENTORIMI PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE” PËR STUDENTËT UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN”, sot me datë 12.09.2023, u realizua aktiviteti i radhës vizitë studimore në Vendgjuetinë me rëndësi të veqantë në Blinajë. Aty u pritem nga Drejtori për Menaxhim me Kafshë të Egra, Gjueti, kullosa dhe Ekoturizëm Z. Xhavit Statovci, Të pranishëm ishin studentet të cilët tashmë janë pjesë aktive e këtij projekti si dhe student tjerë të UUHP-së, Profesoret nga Fakluteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit: Faruk Bojaxhi, Ylli Kortoci, dhe Ekrem Gjokaj, përfaqësuesit e UNDP-së, znj. Xheva Berisha Rexhepi, Elza Zhaveli dhe Merita Koqi. Poashtu në këtë vizitë studimore të pranishëm ishin edhe media lokale TV Prizreni, të cilë realizuan një storie në kuadër të komponentës së vetëdijësimit të paraparë sipas projektit.
Temat e trajtuara:
- Strategjia për Menaxhim të Kafshëve të Egra (2013-2023)
- Rendesia dhe funksioni i Zonave Te mbrojtura dhe klasifikimi i tyre
- Rritja e gjelbër dhe Bujqësia e Kosovës deri në vitin 2030
Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit kanë marr njohuri rreth menaxhimit te zonave te Mbrojtura konkretisht vend gjahishteve, janë njohur nga afër me llojet kryesore të kafshëve të egra që janë prezente në Blinajë, numrin e tyre, gjëndjen shëndetësore dhe qeshtje të tjera që lidhen me këtë sektor.