
Vizitë studimore në Impiantin e ujërave të zeza në Vlashnje - Prizren
Në kuadër të Projektit “MENTORIMI PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE” PËR STUDENTËT UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” NË PRIZREN”, sot, më datë: 20.09.2023, u realizua aktiviteti i radhës: vizitë studimore në Impiantin e ujërave të zeza në Vlashnje – Prizren. Aty u pritëm nga Drejtori i këtij departamenti, Z. Lulzim Paçarizi si dhe stafi mbështetës i kësaj kompanie. Z. Paçarizi dhe kolegët e tjerë bënë një prezantim të shkëlqyer lidhur me aktivitetet që zhvillohen në këtë impiant, mënyrën e menaxhimit të këtij impianti, sasinë e ujit që trajtohet dhe shumë çështje të tjera që lidhen me menaxhimin e ujërave të zeza. Poashtu, të pranishëm ishin studentët, të cilët tashmë janë pjesë aktive e këtij projekti si dhe student të tjerë të UUHP-së, Profesorët nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit: Faruk Bojaxhi, Menaxher i projektit, Profesorët: Albana Milaimi, Mirvjena Kortoçi, Nol Krasniqi dhe Ylli Kortoçi, si dhe përfaqësuesit e UNDP-së, Znj. Bernardina Krasniqi.
Profesorët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit mbajtën ligjëratat me titull:
- Riciklimi i ujërave të zeza – trajtimi fizik, kimik dhe biologjik i ujërave të zeza dh ndikimi i ndotësve të këtyre ujërave në ndryshimet klimatike (Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi)
- Përdorimi i ujërave të zeza për prodhim të energjisë së pastër (Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Kortoçi)
- Roli i mbetjeve nga përpunimi i ujërave në zhvillimin e sektorit të bujqësisë (Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi.