Misioni i programit studimor synon përmbushjen e tre shtyllave kryesore të studimeve: edukimin cilësor, hulumtimin shkencor dhe kontributin në komunitet. Rrjedhimisht, misioni i programit studimor “Shkencat e pyjeve dhe mjedisit” është përkufizuar si më poshtë:
“Misioni i programit studimor ka për qëllim ofrimin e edukimit cilësor të gërshetuar me zhvillimin e shkathtësive të kërkimit shkencor, në funksion të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe shkencor të studentëve për të menaxhuar me sukses problemet në fushën e pyjeve dhe mjedisit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Studentët e diplomuar të këtij programi studimor do të krijojnë shkathtësi dhe kompetenca profesionale dhe kërkimore për të përmbushur kërkesat e tregut dhe për të kontribuar në ngritjen e mirëqenies së komunitetit.”
Ky program studimor synon të sigurojë një program arsimor të balancuar që sfidon studentët tanë të jenë nxënës dhe drejtues efektiv. Prandaj, përmbajtja e programit të studimit u siguron studentëve një njohuri të përditësuar për të identifikuar dhe zgjidhur problemet në sektorin e Pyllëtarisë dhe Mjedisit, si në kontekstin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar. Për të arritur një qëllim të tillë, programi i studimit ofron kurse të përgjithshme në fushën e shkencave natyrore (biologji, kimi, fizikë dhe meteorologji) dhe matematikë, Pyllëtarisë me disciplinat e saja, si: gjenetika e pyjeve, pedologjia e pyjeve, dendrologjia, dendrometria, silvikultura, patologjia, entomologjia, mekanizimi i pyjeve, ergonomia, menaxhimi i faunës dhe gjuetisë, hidrologjia, mbrojtja e pyjeve nga zjarret, prodhimi pyjor, GIS, politikat dhe legjislacionin pyjor si dhe fushat e Mjedisit përfshirë ekologjinë, ndotjen dhe mbrojtjen e mjedisit, monitorimin mjedisor dhe mikrobiologjinë ekologjike, etj.
Për më tepër, programi studimor ofron njohuri të specializuara përmes ofrimit të lëndëve zgjedhore dhe në fund ofron përvojë profesionale të aplikuar me praktikë në kompani vendase dhe ndërkombëtare. Së fundi, studentët e programit studimor përfundojnë studimet duke zhvilluar shkathtësitë hulumtuese përmes shkrimit të temës së diplomës.
Një objektiv i rëndësishëm i këtij programi studimor është krijimi dhe zhvillimi i shkathtësive për hulumtim në fushën e pyllëtarisë dhe mjedisit. Studentët zhvillojnë dhe fitojnë aftësi analitike së bashku me aftësitë krijuese, inovative dhe komunikuese për të zgjidhur probleme të ndryshme të pyllëtarisë dhe mjedisit. Studentët zhvillojnë aftësi hulumtuese jo vetëm përmes lëndëve të ofruara në përmbajtjen e këtij programi studimi, por edhe përmes bashkëpunimit me profesorët në projekte të ndryshme hulumtuese. Për këtë qëllim, bashkëpunimi me Qendrën për Kërkim, Inovacion dhe Transferim të Dijes (QKITD) [A1.7] ofron një mundësi për të avancuar punën hulumtuese dhe bashkëpunimin në mes të profesorëve dhe studentëve, si dhe ndërmjet profesorëve të FSHJM dhe profesorëve ndërkombëtarë.
Njëkohësisht, ky program studimor ofron kontributin në arritjen e qëllimeve më të gjera shoqërore. Programi studimor ofron një kurrikul arsimore të nivelit të lartë që i pajis studentët me njohuri praktike të përshtatura për të përmbushur kërkesat e tregut të punës në Kosovë dhe atë ndërkombëtar. Kjo arrihet përmes kultivimit të aftësive thelbësore hulumtuese që fuqizojnë institucionet dhe bizneset që merren me qështjet e pyjeve dhe mjedisit, të punësuarit e tyre dhe komunitetin e gjerë për të identifikuar dhe adresuar në mënyrë efektive sfidat e tyre. Për të siguruar që programi të mbetet i përshtatshëm kundrejt nevojave të tregut, në FSHJM është krijuar Bordi Këshilldhënës Industrial (BKI) i cili shërben për të udhëhequr zhvillimin e kurrikulës bazuar në kërkesat e tregut të punës. Për më tepër, programi studimor përfshinë zbatimin e vizitave studimore në kompani dhe në terren, duke u ofruar studentëve mundësinë për të fituar njohuri të drejtpërdrejta në aspekte të ndryshme të problemeve natyrore me të cilat po ballafaqohet njerëzimi viteve të fundit. Në kontekst të kësaj trajtohet çështja e ngrohjes globale, ndryshimet klimatike, hollimi i shtresës së ozonit, vërshimet, erozioni si dhe shumë fenomene të tjera negative natyrore, pastaj problemt në fushën e pyjeve, si: zjarret, patogjenët dhe dëmtuesit; shfrytëzimet, pyllëzimet dhe ripyllëzimet. Si qështje me rëndësi të veçantë trajtohet menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve dhe resurseve të tjera pyjore, si dhe vetëdijësimi i opinionit mbi rëndësinë e pyjeve dhe resurseve pyjore.
Për të lehtësuar këto vizita, janë nënshkruar marrëveshje me palët kryesore të interesit në komunitetin e biznesit, siç shihet në Listën e marrëveshjeve me partnerët e komunitetit të biznesit.
Vizioni i këtij programi studimor bazohet në përmbushjen e disa objektivave. Ndër të tjera:
- Të bëhemi lider në ofrimin e edukimit cilësor për përgatitjen e stafit profesionalisht të mirëarsimuar në sektorin e pyjeve dhe mjedisit në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
- Të bëhemi lider në hulumtimin shkencor në fushën e pyjeve dhe mjedisit në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
- Të bëhemi akter konkurrues në ofrimin e shërbimeve këshillimore dhe profesionale në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar.
Objektivat e programit të studimit “Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit” janë dizajnuar si më poshtë:
- Ndërton kuptimin e përgjithshëm dhe të thellë të koncepteve, praktikave dhe parimeve: përshkruan brendësinë e problemeve në fushën e Pyjeve dhe Mjedisit.
- Përparon studentët me aftësi hulumtuese të avancuara: Mundëson analiza të thella dhe kontribuon në zgjidhjet inovative brenda sektorit të pyjeve dhe mjedisit.
- Zhvillon kompetencat profesionale për shkathtësi në rolet e ekspertëve të pyjeve dhe mjedisit: Përgatit studentët për sukses në pozicionet vendimmarrëse dhe profesionale brenda kompanive dhe organizatave të pyjeve dhe mjedisit.
- Stimulon fleksibilitetin dhe përshtatjen tek studentët: Mundëson përgjigjen efektive ndaj sfidave, ndërtimin e mekanizmave për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e natyrës, menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe të gjithë organizmave të gjallë mbi tokë.
- Aftëson sistematizimin, analizën dhe raportimin e të dhënave relevante: Nxit zhvillimin e shkathtësive në fushën e shkrimit, marrjes së informatave, analizës statistikore dhe prezantimit të rezultateve.
- Ofron këshilla dhe ekspertizë për institucionet dhe organizatat relevante: Zhvillon aftësi për të dhënë kontribute të vlefshme dhe këshilla për përmirësimin e sektorit.
- Përqendrohet në aktualizimin e kurrikulës dhe përshtatjen me kërkesat e tregut: Siguron që të diplomuarit janë përgatitur mirë për tregun e sektorit të pyjeve.
- Promovon praktika etike dhe të qëndrueshme: Inkurajon përgjegjësi sociale dhe vendimmarrje të ndërgjegjshme në lidhje me mjedisin.
- Përmirëson aftësitë për zgjidhjen e problemeve: Identifikon dhe adreson sfidat në fushën e pyjeve dhe mjedisit.
- Përgatit studentët për perspektivë globale: Ofron një kuptim të thelluar të pyjeve dhe mjedisit, duke i përgatitur ata për tregjet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
- Nxit aftësi sipërmarrëse dhe drejtuese: Lejon të diplomuarit të marrin role me ndikim në sektorin e pyjeve.
- Promovon rolin e pyllëtarisë në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit: Fokusohet në përgjegjësinë sociale dhe kontributin e pyllëtarisë në përmirësimin e jetës komunitare.
Rezultatet e pritura nga studentët që diplomohen në këtë program studimor janë si vijon:
- Kryejnë me sukses detyrat e zyrtarit të pyjeve ose të bashkëpunëtorit profesional në të gjitha aspektet e aktiviteteve pyjore.
- Kryejnë aktivitete në kuadër të inventarizimit, planifikimit dhe zbatimit të programeve pyjore.
- Analizojnë dhe monitorojnë efikasitetin e inventarizimit të pyjeve, duke marrë pjesë aktivisht në implementimin e programeve të menaxhimit të tyre.
- Realizojnë me përpikmëri punët profesionale në terren, duke përfshirë kujdesin, revitalizimin dhe mirëmbajtjen e qëndrueshëm të pyjeve.
- Identifikojnë dhe përdorin pajisjet mekanike, teknikat dhe teknologjitë standarde për të kryer operacione në pylltari.
- Zhvillojnë punë profesionale për përmirësimin dhe planifikimin e pyjeve në Kosovë, duke mbrojtur pyjet kundër faktorëve abiotikë dhe biotikë, veçanërisht kundër zjarreve në pyje.
- Implementojnë aktivitete profesionale për zbatimin e programeve të menaxhimit të florës dhe faunës, përfshirë organizimin e gjuetisë.
- Integrojnë teknikat dhe teknologjinë e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, rreth organizimit të prodhimit, shfrytëzimit dhe sigurisë në punë në mjedisin pyjor.
- Organizojnë dhe kryejnë punë individuale në ndërmarrjet private dhe si inspektorë pyjorë, përfshihen dhe përshtaten në punë ekipore në lidhje me të gjitha detyrat e tjera në pylltari, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Monitorojnë dhe vlerësojnë efektet e ndotësve kimikë dhe biologjikë në mjedis.
- Zhvillohen profesionalisht dhe fitojnë aftësitë për të vazhduar studimet master.
Titulli i Gradës akademike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar
Studimet në këtë program janë të nivelit BA (3 vjeçare), me gjithsejt 6 semestra nga 30 ECTS secili prej tyre, gjithsejt 180 ECTS.
Pas përfundimit me sukses të studimeve, kandidati merr titullin: Baçellor i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit.